03/05/2009
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 maj 2009

NDRE MJEDA

Kur hartonte ligje dhe rregullore në Parlament Zbulohet dorëshkrimet e poetit mbi Rregulloren e Parlamentit dhe Ligjin mbi Këshillin ligjegjatës. Këto dokumente na zbulojnë një profil krejt të panjohur të poetit dhe atdhetarit... Zbulohet dorëshkrimet e poetit mbi Rregulloren e Parlamentit dhe Ligjin mbi Këshillin ligjegjatës. Këto dokumente na zbulojnë një profil krejt të panjohur të poetit dhe atdhetarit... NGA MENTOR QUKU Dokumenti është një fletë e madhe format, shkruar me bojë me pendë nga Ndre Mjeda, i cili ruhet në AQSH. Nuk ka datë, por në bazë të dhënave indirekte duhet të jetë hartuar nga Mjeda në vitin 1923. Dorëshkrimi autograf i Ndre Mjedës është pjesë e “Rregullores së brendshme të Parlamentit” (Kreu i dytë) që u miratua nga Parlamenti shqiptar dhe më vonë u botua si broshurë me vete në shtypshkronjën Nikaj në Tiranë, më 1923. Në këtë broshurë punimi i Mjedës përfshihet në faqet 3-4. Dorëshkrimi përmban 12 dispozita, emërtue, duke zënë fill me nenim 40 e duke shkuar deri në nenin 51. Ndërsa në broshurën “Rregullore e Parlamentit”, punimi i Mjedës përshihet në artikujt 4 deri në 15, të cilit përcaktojnë ligjin për formimin e komisionit për shqyrtimin e zgjedhjeve të deputetëve si dhe funksionimin e tij. Problemi i hartimit të një rregulloreje që do të mbarështronte punimet e parlamentit shqiptar kishte lindur që në ditët e para të ekzistencës së tij. Më 29 prill 1921 Fan Noli bisedon me Justin Godartin në Tiranë lidhur me rregulloren e parlamentit shqiptar. Megjithatë puna për hartimin e aprovimin e tij u zvarrit për rreth dy vjet. Si lindi ideja që Ndre Mjedës t’i ngarkohej ... → Në faqen 2 RREGULLORJA E PARLAMENTIT Kreu I. URDHËNIME (DISPOZITA) FILLORE Art. 1. Deputetët marrin çilsn[?] e deputetsis ipso facto sa zgjidhen. Art. 2. Në hapjen e ç’do sesjoni vendin e k[?]retarit ko[h?]ësisht e zen nënkryetari i sesjonit të kaluem, edhe, n[?]ngesë të tij deputeti ma i p[?]të. Art. 3. Si sekretar zgjidhet gj[?] i sesjonit të parë ...

Bibliotekë

Dy romanet e Gabriela Magrinit…

Art pamor

Banksy, shabllonisti dhe grafitisti par excellence!

Intervista

Gjergj Bubani harrsë mbi një përkthyes NGA ADMIRINA PEÇI

Studimi

Qosja, postmodernizëm në letërsinë shqipe NGA FLORESHA DADO

Epistolar

Një letër… Ernest Koliqit për “Shejzat” NGA KARL GURAKUQI